Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-11-2011

Konferenca e 5-të Ndërkombëtare për Trajnimin Gjyqësor

Tema: “Trajnimi gjyqësor në botën e globalizuar - rikthimi i besimit dhe stabilitetit".

Duke filluar nga 31 Tetori deri më 3 Nëntor 2011, Shkolla Kombëtare Franceze për Gjyqësorin (ENM) është duke mbajtur Konferencën e 5-të Ndërkombëtare për Trajnimin Gjyqësor, në Bordo - Francë.

Nga njëqind vende, 300 pjesëmarrës dhe folës marrin pjesë në rreth njëzet seminare, tryeza të rrumbullakëta dhe seanca plenare. Këta pjesëmarrës gjatë katër ditëve, do të debatojnë mbi, efikasitetin legjitimitetin dhe solidaritetin e trajnimit gjyqësor ndërkombëtar.

Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës Z. Lavdim Krasniqi është pjesëmarrës në këtë konferencë ndërkombëtare.


Shpërndaje :