Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-09-2011

Shpërblimi i dëmit jo material dhe shpërblimi i këtij dëmi në rast aksidenti të

Më 20 shtator 2011, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar sesionin e radhës nga Moduli 2- E drejta Civile Materiale dhe Procedurale me temë: “Shpërblimi i dëmit jo material dhe shpërblimi i këtij dëmi në rast të aksidentit të shkaktuar nga automjetet në lëvizje”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira dhe funksionale në procesin e kompensimit të dëmit jo material dhe zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore në këto raste.

Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:

· identifikojnë elementet dalluese lidhur me dëmin material dhe jo material;

· zbatojnë dispozitat adekuate që kanë të bëjnë me shpërblimin e dëmit jo material;

· njohin rastet kur gjykata mund të caktojë shpërblim më të vogël nga sa është shuma e dëmit; dhe

· listojnë rrethin e personave që kanë të drejtën e kompensimit të dëmit jo material.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan në detale kriteret për përcaktimin e dëmit jo material, përgjegjësia e automobilistëve si dhe u trajtuan disa shembuj praktik të vendimeve gjyqësore të cilat kishin për objekt shpërblimin e dëmit jo material.

Përfitues të këtij trajnimi ishin kryesisht gjyqtarët e lëmisë civile të nivelit komunal dhe të qarkut.

Shpërndaje :