Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-09-2011

Tryezë Diskutimesh: Praktikat e Dënimeve

Më 26 shtator 2011, IGJK në bashkëpunim me Njësitin e Trajnimeve të EULEX –Misioni për Sundimin e Ligjit të BE në Kosovë, mbajti një tryezë diskutimesh me temë “Praktikat e Dënimeve”.

Qëllimi i tryezës ishte diskutimi rreth praktikës së dënimeve në Kosovë me qëllim të unifikimit të saj nga gjyqtarët vendorë dhe ndërkombëtarë në rastet me elemente të ngjashme si dhe shkëmbi i përvojave duke komentuar dhe krahasuar kodet  penale të shteteve të ndryshme me Kodit Penal të Kosovës.

Në këtë tryezë prezantuan dhe diskutuan çështje me interes për këtë tryezë edhe përfaqësues të institucioneve si: Universiteti i Prishtinës, Shërbimi Sprovues, Paneli për Lirimin me Kusht në MD, Shërbimi Korrektues dhe Avokatia.  Temat e trajtuara nga këta përfaqësues kishin të bëjnë me: filozofinë dhe qëllimin e dënimeve krahasuar me realitetin; çfarë ndodh me personat e dënuar dhe cilat janë opsionet e dënimit; masat alternative dhe mbikëqyrja e të burgosurve të liruar me kusht etj. 

Meqë në këtë tryeze ishin prezent gjyqtarë dhe prokurorë nga vende të ndryshme (pjesë e misionit EULEX) ata diskutuan dhe prezantuan çështje që kishin të bënin me Praktikat Ndërkombëtare të Dënimeve si:  Udhëzimet mbi dënimet nga SHBA, Praktikat e dënimeve nga Portugalia, Praktikat e dënimeve nga Italia,  Marrëveshjen për pranimin e fajësisë, Llojet e dënimeve, minimumin dhe maksimumin e dënimeve, dhe çështje tjera me interes për pjesëmarrësit dhe sistemin e gjyqësor të Kosovës.

Në këtë tryezë u diskutua edhe procedura pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, dënimet, qëllimi i dënimeve, llojet e dënimeve, paraburgimi dhe burgu për të mitur, roli i shërbimit sprovues etj.

Përfitues të kësaj tryeze ishin: gjyqtarët penalistë vendor dhe të EULEX-it, nga niveli i qarkut,  përfaqësues nga shërbimi sprovues, shërbimi korrektues, avokatia dhe ministria e drejtësisë.

Shpërndaje :