Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-02-2010

Tryezë Pune: Ligji për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor

Më 16 shkurt 2010 Instituti Gjyqësor i Kosovës, realizoi tryezën e diskutimeve të lëmisë kundërvajtëse, me temë: “Veprat kundërvajtëse në komunikacionin rrugor”.

Në këtë tryeze fillimisht, u paraqitë një vështrim i shkurtër lidhur me risitë dhe mangësitë e ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor si dhe reflektimi i tyre qoftë pozitiv apo negativ përgjatë zbatimit praktik. Gjatë trajtimit të kësaj teme gjithashtu, vëmendje e veçantë iu është kushtuar edhe ikjes nga vendi i aksidentit i personave të moshës së mitur, analizës së aksidenteve rrugore dhe strukturës të ekspertizës së tillë e cila në gjykatë shërben si provë e rëndësishme për vërtetimin e gjendjes faktike. Përfitues të tryezës ishin: gjyqtarët e gjykatës kundërvajtëse të disa regjioneve

Shpërndaje :