Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-02-2010

Tryezë Diskutimi -Civile: Adoptimi dhe procedura e themelimit te adoptimit

Më datën 18 Shkurt 2010, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizoi tryezën e diskutimeveme temën “Adoptimi dhe procedura e themelimit të tij”. Në këtë tryezë u trajtuan çështjet lidhur me parimet e adoptimit, caktimin e kompetencës dhe procedura e adoptimit. Në veçanti është diskutuar lidhur me dilemat e nenit 161 të Ligjit për Familjen e Kosovës, ku në praktik po vërehen dukshëm qëndrime të ndryshmejuridikelidhur me zbatimin e këtij neni nga gjykata dhe qendrat për punë sociale. 

Qëllimi kryesor i tryezës ishte avancimi dhe thellimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me adoptimin, procedurën, kompetencat si dhe unifikim i qëndrimeve të ndryshme lidhur me vendosjen për adoptimin nëpër regjionet e ndryshme të Kosovës. Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët komunal dhe të qarkut

Shpërndaje :