Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-06-2010

Aprovimi i Raportit Vjetor të Punës për vitin 2009

Më 14 qershor u mbajt mbledhja e komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi ku në rendin e ditës, ishte Shqyrtimi i Raportit të Punës së Instituti Gjyqësor të Kosovës për vitin 2009.

Në këtë mbledhje Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës në pika të shkurtra prezantoj aktivitet e realizuara në kuadër të Programeve Trajnuese dhe në përgjithësi punën e Institutit Gjyqësor brenda vitit 2009. Pas shqyrtimit nga komisioni në mënyrë unanime dhe pa asnjë vërejtje u miratua Raporti Vjetor i Punës i Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2009. Gjithashtu më  16 qershor 2010 u mbajt mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa ne te cilën u bë Shqyrtimin e Raportit Financiar të Institutit Gjyqësor të Kosovës. Në këtë mbledhje Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës me një përmbledhje të shkurtër prezantoj buxhetin dhe shpenzimin e buxhetit të Institutit Gjyqësor sipas të gjitha kategorive ekonomike. Anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa vlerësuan se raporti përmban pasqyrimin e duhur të shpenzimit të mjeteve financiare nga Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe duke e konsideruar adekuat e aprovuan ne mënyrë unanime.

Shpërndaje :