Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-09-2019

Shkrimi dhe arsyetimi ligjor

Më 16 shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Programin e USAID për Fuqizimin e Sektorit të Drejtësisë në Kosovë – JSSP, është duke realizuar trajnimin për trajnues me temë “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”.

Qëllim i realizimi të trajnimit është zhvillimi dhe forcimi i aftësive analitike në aplikimin e arsyetimit ligjor verbal dhe me shkrim.

Në kuadër të TIT janë duke u trajtuar: shqyrtimi i materialeve, shqyrtimi i metodologjive, shqyrtimi i prezantimit për fazën para shkrimit, diskutimi i kërkesave të publikimit, diskutimi i përdorimit të gjykimeve me gojë, diskutimi i përdorimit të profesorëve të gramatikës dhe shkrimit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët të Gjykatës Supreme, Gjykatëse së Apelit dhe Gjykatëse Themelore.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :