Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-09-2019

Program i Specializuar – Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve në Luftën Kundër Korrupsionit (Sesioni II)

Më 26-27 Shtator 2019, Akademia e Drejtësisë, në  kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), është  duke realizuar  trajnimin me temë  “Program i Specializuar – Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve në Luftën Kundër Korrupsionit (Sesioni II)”.

Në kuadër të këtij trajnimi   janë duke u trajtuar: Përdorimi i mjeteve të institucioneve relevante për luftimin e korrupsionit në qasjen në të dhënat financiare, përdorimi i mjeteve të institucioneve relevante për luftimin e korrupsionit në qasjen në rekordet financiare, analizimi i transaksioneve të rriskut të lartë, teknikat e intervistimit dhe sfidat, intervistimi i dëshmitarëve potencial, intervistimi i objektivëve të mundshëm.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional nga të gjitha regjionet.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :