Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-10-2019

Kodi i Procedurës penale –Provat në procedurën penale

Më datë 21 dhe 22 Tetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Provat në procedurën penale”.

Çështjet të cilat po shtjellohen janë: Sigurimi i provave me anë të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, Mbledhja e provave me anë të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, Provat në fazën e hetimeve, bastisjet- kontrolli - sekuestrimi i përkohshëm dhe ekspertizat, Kontrolli dhe sekuestrimi i përkohshëm dhe  Ekspertimi.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :