Më 22-23 Tetor 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me JSSP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), është duke realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i Gjykatave”.
Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Çfarë janë tiparet e një menaxheri të mirë, detyrat dhe përgjegjësitë e gjyqtarëve, tiparet menaxhuese dhe tendencat që duhet shmangur, matja e angazhimit të punëtorëve, interpretimi i të dhënave për angazhimin e punëtorëve të gjykatës.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Udhëheqësit e divizioneve të gjykatave nga të gjitha regjionet e Kosovës.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
22-10-2019