Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-10-2019

Takimi i Komisionit për Çështje Normative i Akademisë së Drejtësisë

Më 23 tetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë u zhvillua takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative i Akademisë së Drejtësisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i vështirësive dhe problemeve praktike me rastin e zbatimit të Rregullores nr. 06/2017 për Trajnuesit dhe Mentorët e Akademisë së Drejtësisë si dhe adresimi i tyre përmes ndryshimit apo plotësimit të kësaj rregulloreje. 

Me rastin e këtij takimi u shqyrtua rregullorja me theks të veçantë tek dispozitat kur flitet për angazhimin e trajnuesve në zbatim të programit trajnues, te trajnimi i trajnuesve, te mundësia për të drejtën e ankesës dhe çështje tjera me rëndësi për të cilat Komisioni Normativ i AD-së u dakordua në nxjerrje të rregullores së re meqë kjo rregullore ka pasur një herë ndryshim dhe plotësim të saj.

Shpërndaje :