Më 26 Tetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të aktiviteteve për profesionet e lira, me kërkesën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në mbështetje të GIZ-it, ka realizuar trajnimin me temë: “Aktgjykimet dhe llojet e aktgjykimeve sipas LPK dhe Shqyrtimi kryesor dhe marrja e provave”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore për udhëheqjen e shqyrtimit gjyqësorë nga ana e zyrtarëve të ndihmës juridike falas.
Gjatë këtij trajnimi janë trajtuar çështjet si në vijim: Llojet e aktgjykimeve dhe kushtet për nxjerrjen e tyre, përmbajtja e aktgjykimit dhe arsyetimi i secilit lloj të aktgjykimit si dhe identifikimi i rasteve të marrjes së provës gjatë shqyrtimit gjyqësorë.
Gjithashtu përgjatë trajnimit janë diskutuar raste nga praktika e zyrtarëve të ndihmës juridike falas me ç ‘rast janë trajtuar temat me theks të veçantë të kësaj natyre, si: Vlerësimi, hartimi dhe arsyetimi i drejtë i llojeve të aktgjykimeve si formë e vendosjes meritore, si dhe shqyrtimi i provave .
Përfitues në këtë trajnim ishin 13 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet.
26-10-2019