Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-09-2008

Kodi i Etikës – Kurs i Avancuar, IGJK & NCSC-USAID, Regjioni i Pejës

Me 29 shtator 2008 Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Projektin për Përkrahje Sektorit të Drejtësisë (USAID/NCSC) ka organizuar një sesion trajnues një ditor për kursin e avancuar mbi Kodin e Etikës.Gjatë këtij trajnimi, trajnuesit me përvojë si ata vendor po ashtu edhe ndërkombëtar kanë bartur tek pjesëmarrësit njohuritë e përdorimit të metodave më të avancuara të ligjërimit dhe të diskutimit interaktiv, përmes prezantimeve të tyre në lidhje me Kodin e Etikës dhe të Mirësjelljes për gjyqtarë dhe prokurorë. Qëllim i këtij trajnimi ishte ngritja e vlerave me synim të përcaktimit të standardeve për një sjellje më etike dhe më me dinjitet të gjyqtarëve dhe prokurorëve brenda Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes Profesionale. 

Grupi përfitues: gjyqtarët dhe prokurorët e  Kosovës

Shpërndaje :