Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-11-2008

Tryezë pune: Hartimi i Draft programit për Arsimimin e Vazhdueshëm Ligjor

Instituti Gjyqësor i Kosovës me përkrahje te UNDP-së më datën 8 dhe 9 nëntor 2008 në Durrës të Shqipërisë ka mbajtur tryezën me temë ”Hartimi i projekt-programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor për vitin 2009”.

Temat të cilat u shtjelluan gjatë punës së kësaj tryeze u përqendruan në çështjet që kanë të bëjnë me vlerësimin e programit të vitit 2008, shqyrtimi i nevojave të trajnimit të gjyqtarëve dhe prokuroreve për vitin 2009, propozimet konkrete për projekt-programin e IGJK-së për vitin 2009 dhe trajtimi i metodave bashkëkohore në trajnime. Gjithashtu vëmendje e veçantë iu kushtua aspekteve të ndryshme me të cilat po ballafaqohen ekspertët dhe IGJK-ja në përgatitjet e tyre për trajnime.

Pjesëmarrja dhe kontributi trajnuesve të IGJK-së në tryezën e lartpërmendur ishte shumë e dobishme dhe reflektuese në përmbajtjen e propozimeve të aktiviteteve trajnuese për vitin 2009.

Shpërndaje :