Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-01-2009

Tryezë diskutimesh - civile: Testamenti si bazë për trashëgim

Instituti Gjyqësor i Kosovës, më datën 28 janar 2009 ka organizuar tryezën e diskutimeve në lëmin civile me temë “Testamenti si bazë për trashëgim”.

Çështjet kryesore të trajtuara në këtë tryezë kishin të bënin lidhur me; testamentin si bazë për trashëgim, përjashtimin nga pjesa e domosdoshme e trashëgimisë me testament, natyrën juridike të pjesës së domosdoshme, llogaritjen e saj dhe zvogëlimin e pjesës së disponuar me testament. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve nga praktika gjyqësore (përmes shembujve të ilustruar) të përzgjedhura nga trajnuesit.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte prezantimi i praktikave më të mira dhe përpjekja për evitimin e dilemave që po paraqiten në praktiken gjyqësore si dhe unifikimi i saj.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :