Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-03-2009

Tryezë diskutimesh - penale: Korrupsioni publik, IGJK + Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve

Instituti Gjyqësor i Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve më 03 dhe 04 mars 2009 ka organizuar një tryezë diskutimesh, me temë; “Hetimi dhe ndjekja e rasteve të korrupsionit publik dhe veprave të ngjashme”. Çështjet kryesore që u trajtuan gjatë këtij trajnimi nga udhëheqësit e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve, prokurori publik dhe agjenti special i shërbimit doganor, ishin raste praktike nga korrupsioni publik që nga faza e fillestare e hetimit e deri në përfundim të gjykimit. Qëllimi i kësaj tryeze ishte që të ofrojë një kontribut thelbësor në sqarimin e raportit polic- prokurorë, teknikat e ndryshme të hetimit, përfshirë këtu edhe përdorimin e informatorëve në mënyrë të besueshme, dëshmitarët bashkëpunues dhe zyrtarët e fshehtë, shkrimi i raporteve, aftësitë intervistuese, njohja e elementeve të korrupsionit dhe veprave të ngjashme, formulimi i strategjisë së gjykimit, etj. Në ditën e dytë të tryezës anëtarët e Njësitit të Agjencionit Anti-Korrupsion të Republikës së Shqipërisë diskutuan për strategjinë dhe suksesin e punës së tyre.

Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga të gjitha regjionet e Kosovës, zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës si dhe zyrtarë të lartë nga Njësiti i Agjencionit Anti-Korrupsion të Republikës së Shqipërisë.

Shpërndaje :