Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-03-2009

Tryezë diskutimesh - civile: Mënyrat e fitimit të pronësisë IGJK

Instituti Gjyqësor i Kosovës më datën 24 mars 2009 ka organizuar tryezën e diskutimeve në lëmin civile me temën “Mënyrat e fitimit të pronësisë”. Temat kryesore që u trajtuan kishin të bënin me fitimin e të drejtës së pronësisë me ndërtim në tokën e huaj (private-publike) dhe fitimin e të drejtës së pronësisë në bazë të punës juridike. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve tipike nga praktika gjyqësore të përzgjedhura nga trajnuesit dhe dilemave të cilat po paraqiten në punën e gjyqtarëve lidhur me këtë temë.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :