Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-04-2009

Tryezë diskutimesh penale: Mjetet shpërthyese- eksplozive - IGJK + Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve

Më datën 28 dhe 29 prill 2009 nga Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve është realizuar tryeza e diskutimeve nga lëmia penale, me temëMjetet shpërthyese-eksplozive.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte njoftimi me llojet, funksionimin, mënyrën e njohjes e të përdorimit të eksplozive, procedurën hetimore dhe rikonstruimi i vendngjarjes pas shpërthimit, strategjitë hetuese dhe përgatitjen e raporteve. Gjithashtu, është demonstruar një ushtrim praktik i improvizuar me punë ekipore, ku gjatë strategjisë hetuese është përgatitë raport hetues nga tri ekipet e përfshira në rast.

Përfitues të këtij trajnimi dy ditor ishin prokurorë e gjyqtarë të te gjitha niveleve si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje :