Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-09-2009

Seminar: Ligji për Investimet e huaja IGJK&Deloitte Consulting

Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Deloitte Consulting të përkrahur nga USAID-i, me datën 23 dhe 24 shtator 2009 ka organizuar seminarin dyditor me temën“Ligji për Investimet e Huaja”.

Qëllimi i këtij seminari ishte ofrimi i njohurivemëtëthella rreth parimeve dhe rregullave të cilat e përcaktojnë veprimtarinë e investitorëve të huaj në Kosovë.Vëmendje e posaçme iu kushtua raportit në mes rregullave ndërkombëtare dhe atyre kombëtare për investimet e huaja, mbrojtjes së investitorëve të huaj nga shpronësimi dhe ndërhyrjet tjera qeveritare, parimeve kryesore lidhur me kontestet që rrjedhin nga investimet e huaja si dhe çështjeve tjera ligjore lidhur me investimet e huaja që janë relevante për punën e përditshme të gjyqtarëve dhe profesionistëve tjerë ligjorë. Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e lëmis civile të të gjitha regjioneve të Kosovës.

Shpërndaje :