Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-12-2019

Etika Profesionale Gjyqtaret që nuk e kane përfunduar trajnimin përmes platformës së mësimit në distance GR. I

Më 03 dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në mbështetje të GIZ – Projekti për Reformat Ligjore dhe Administrative ka realizuar trajnimin e obligueshëm “Etika profesionale” për gjyqtarët që nuk e kanë përfunduar trajnimin përmes platformës së mësimit në distance, GR. I.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të përfituesve me standardet e kodit të etikes dhe pozicionit të kodit të etikes në raport me përgjegjësin dhe procedurën disiplinore.

Në fokus te këtij trajnimi kanë qenë Kodi i Etikës dhe parimet bazë të etikës profesionale siç janë pavarësia, paanshmëria, barazia, integriteti, profesionalizimi dhe përgjegjësia në punë,  konfidencialiteti dhe raportet me publikun dhe mediat, rregullorja për përcaktimin e sjelljeve të pahijshme, definimi i sjelljeve të pahijshme, kategorizimi i sjelljeve të pahijshme, përgjegjësia, shkeljet dhe masat disiplinore ndaj gjyqtarëve. Po ashtu gjatë trajnimi në pika të shkurta është diskutuar edhe për Panelin Hetimor dhe mënyrën e themelimit, dhe mandatin e panelit Panelit Hetimor.

Trajnimi është realizuar përmes prezantimit teorik duke u shoqëruar me pyetje dhe diskutim interaktiv në mes të pjesëmarrësve dhe trajnuesve të angazhuar për të trajtuar këtë temë.

Përfitues tё këtij trajnimi ishin: Gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, si dhe gjyqtarë të gjykatave themelore nga regjione të ndryshme të Kosovës, të cilët nuk kanë pasur mundësinë të ndjekin trajnimin përmes platformës se mësimit në distancë.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje :