Më 12 dhe 13 Dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga nën moduli: “Kodi Penal- pjesa e veçantë”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Veprat penale nga kapitulli XIV, XV dhe hyrje në kapitullin e XVI, veprat penale nga kapitulli XIV, vrasja e rëndë neni 179 i KPRK, shtytja në vetëvrasje dhe dhënia e ndihmës në vrasje neni 183 i KPRK dhe veprat penale kundër jetës dhe trupit dhe lirive e të drejtave të njeriut.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
12-12-2019