Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-10-2009

Trajnim: Edrejta e BE-se Acquis communitaire IGJK & EULEX

Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in,me datën 06,07,08 dhe 09 tetor 2009, realizoj një trajnim katër ditor, me ç’rast u shqyrtuan tema të ndryshme nga e drejtë e BE-se-Acquis communitaire. 

Gjatë këtyre sesioneve trajnuese nga gjyqtarë, prokurorë dhe ekspert ligjorë të EULEX-it, janë trajtuar shumë çështje specifike që lidhen me; nenin6 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, E Drejta Kontraktuese e BE-së dhe dhjetë prioritet e sajë, të drejtat e punësimit dhe çështjet sociale. Vëmendje e veçante iu kushtua edhe ndihmës së ndërsjellë juridike në aspektin penal të së drejtës së BE-së, legjislacionit për të drejtat e njeriut në lidhje me përgjimin, masave të fshehta, aspekteve institucionale të Ligjit Penal të BE-së, Shtyllave të BE-së “ Passerelle”, Traktatit të BE-së si dhe çështjeve të Drejtësisë për të Mitur. Përfituestë këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të te gjitha niveleve të sistemit gjyqësor të Kosovës.

Shpërndaje :