Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-12-2019

Moduli Kodi i Procedurës penale – Ushtrimi i mjeteve juridike

Më 30  Dhjetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII),  po zhvillohet  (1) sesion trajnues nga nën moduli: “Ushtrimi i mjeteve juridike”.

Temat të cilat po trajtohen janë: Përpilimi i ankesës nga prokurori i shtetit kundër aktvendimeve të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues, kryetarit të trupit gjykues pas mbajtjes së seancës  fillestare apo të gjyqtarit për të mitur dhe përpilimi i mjeteve juridike nga ana e prokurorit  të shtetit.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Shpërndaje :