Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-10-2009

Tryezë diskutimesh Trafikimi me njerëz

Më datë 15 tetor 2009 u organizua një tryezë e diskutimeve nga lëmia penale me temë: ”Trafikimi me Njerëz ”. Gjatë këtij sesioni trajnues u shtjelluan çështje të cilat kishin të bënin kryesisht me konceptet e identifikimit të veprave penale të trafikimit me njerëz, efektet dhe natyrën juridike të këtyre veprave, dallimin e trafikimit me njerëz nga vepra penale të ngjashme si dhe u shtruan për diskutim disa forma të mbrojtjes së viktimave që kanë qenë objekt i trafikimit. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :