Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-11-2009

Seminar: Civile Ankesa dhe shkaqet e paraqitjes se ankesës

Më 19 nëntor 2009, u organizua një seminar nga lëmia civile me temën “Ankesa dhe Bazat Ankimore”. Qëllimi i këtij seminari ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me procedurën civile në shkallë të parë sipas ankesës, vlerësimin e shkaqeve ankim or e për shkak të cilave gjykata e shkallës së dytë mund ta  prish aktgjykimin e shkallës së parë apo ta ndryshoj atë si dhe zbatimi efektiv i dispozitave të LPK-së në procedurën e gjykatës së shkallës së parë. 

Po ashtu u trajtua edhe çështja e marrjes së vendimit në gjykatën e shkallës së dytë kur ndryshohet apo prishet aktgjykimi i shkallës së parë. Në këtë seminar u konkludua se sistemi procedural aktual mundëson që nëpërmjet mjeteve të goditjes të bëhet shqyrtimi i çështjes nga një gjykatë tjetër.Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e lëmis civile të të gjitha regjioneve të Kosovës.

Shpërndaje :