Më 01 dhjetor 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizoi trajnim lidhur me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Temat që u trajtuan gjatë këtij trajnimi kishin të bënin me nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut - e drejta për jetë dhe aspektet e përgjithshme lidhur me këtë të drejtë, dallimet në mes të dispozitave të Kodit Penal të Kosovës dhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, si dhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore.
Përfitues te këtij trajnimi ishin: gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional të Kosovës.
01-12-2009