Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-12-2009

Tryezë diskutimesh: për gjyqtarët e gjykatave për kundërvajtje “ Ligji mbi sigurinë e komunikacionit rrugor”

Më 14 dhjetor 2009 u realizua një tryezë diskutimesh nga lëmia kundërvajtëse me temë: “Veprat kundërvajtëse në komunikacionin rrugor me theks të veçantë aksidentet e trafikut ”. Në këtë tryezënga ana e trajnuesve u paraqit një vështrim i shkurtër lidhur me risitë dhe mangësitë e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor si dhe reflektimi i tyre pozitiv apo negativ në Implementimin praktik të dispozitave të këtij ligji. Objekt shqyrtimi gjithashtu, ishte edhe ikja nga vendi i aksidentit i personave të moshës së mitur dhe analiza e aksidentit rrugorë si provë e rëndësishme për vërtetimin e gjendjes faktike. Përfitues të kësaj tryeze ishin: gjyqtarët e gjykatave për kundërvajtje të përfshire brenda disa regjioneve dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës

Shpërndaje :