Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-02-2020

Zgjidhja Alternative e Kontesteve - Ndërmjetësimi

Më 06 Shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Programin e USAID – Drejtësia Komerciale implementuar nga CHECCHI and COMPANY, realizuan punëtorinë “Zgjidhja Alternative e Kontesteve-Ndërmjetësimi”.

Punëtoria kishte qëllim kryesor avancimin e njohurive të gjyqtarëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe avokatëve lidhur me mënyrat e zgjidhjes alternative të kontesteve me focus ndërmjetësimin.                                       

Në pjesën e parë të punëtorisë u trajtuan: roli dhe përgjegjësitë e gjyqtarëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe avokatëve lidhur me referimin e rasteve në ndërmjetësim dhe përgjegjësitë që ka ndërmjetësuesi në raport me palët e përfshira në kontest gjatë mbajtjes së seancës së ndërmjetësimit. Në pjesën e dytë u trajtuan: marrëveshjet për ndërmjetësim dhe përmbarimi i këtyre marrëveshjeve të arritura në procedurën e ndërmjetësimit.

Gjatë trajnimit u trajtua Ligji për Ndërmjetësimin, fushëveprimi i këtij ligji, funksionimi, procedura dhe organizimi i ndërmjetësimit, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e ndërmjetësuesve me qëllim të lehtësimit të qasjes në zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve dhe kontesteve e cila promovon zgjidhjen miqësore të tyre.

Në vazhdim u theksua aplikimi i formave alternative për zgjidhje të kontesteve, veçanërisht rëndësia dhe përparësitë e ndërmjetësimit, referimi i rasteve në qendrat e ndërmjetësimit dhe rolin e ndërmjetësuesve në harmonizimin e qëndrimeve tek palët e përfshira në kontest.

Gjatë këtij trajnimi u përdoren metodat e shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste nga praktika gjyqësore duke u shoqëruar me ushtrime, diskutime interaktive, analizës së rasteve studimore si dhe duke zbërthyer standardet dhe kërkesat ndërkombëtare dhe dispozitat ligjore në fuqi që rregullojnë këtë lëmi.

Pjesëmarrës në punëtori ishin gjyqtarët e gjykatës themelore të regjionit të Prizrenit, bashkëpunëtorët profesional, avokatët si dhe ndërmjetësuesit.

Shpërndaje :