Pas vendimeve të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, Akademia e Drejtësisë ka pezulluar aktivitetet trajnuese deri në njoftimin e radhës. Një numër i konsiderueshëm i trajnimeve do të mbahen online përmes platformës së mësimit në distance E-learning.
Në zbatim të rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës, Akademia e Drejtësisë ka reduktuar esencialisht stafin në zyre dhe do të realizojë vetëm veprimtari esenciale administrative. Të punësuarit në Akademi punën e tyre do ta realizojnë nga vendet e tyre të banimit përmes formave të komunikimit elektronik.
Duke ju dëshiruar shëndet, ju ftojmë ti aplikoni udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Siç jeni në dijeni Akadmeia e Drejtësisë ka të zhvilluar dhe funksionale platformën e mësimit në distancë e-learning.
Andaj për të gjithë ju që jeni të interesuar, ju lutem në linkun e mëposhtëm gjeni kurset trajnuese të cilat do të jenë online dhe shumë lehtë të qasshme.
Linku me kurset online e gjeni këtu:
Për informata shtesë rreth aktiviteteve dhe vendimeve tjera ju lutem vizitoni faqen tonë (https://ad.rks-gov.net), dhe na shkruani në e-mailat:
04-04-2020