Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-04-2020

Moduli - “Shkathtësitë personale dhe ndërdisipilinare”-Ngritja e shkathtësive sociale e prokurorëve

Më 10 Prill 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), po zhvillohet një (1) sesion trajnues përmes platformës online  “Zoom” duke filluar nga ora 13:00-15:30  nga nën moduli: “Ngritja e shkathtësive sociale e prokurorëve”.

Temat të cilat po trajtohen janë: Motivacionet dhe emocionet individuale dhe profesionale që përkon me punën profesionale, avancimi i Performacës profesionale si dhe individi dhe mjedisi social.

Gjatë trajnimit të sotëm i cili po realizohet online për prokurorët e sapoemëruar morën pjesë edhe dy zyrtar nga Ambasada Amerikane.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Shpërndaje :