Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-04-2020

Moduli- “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”- Ndërmjetësimi

Më 27 dhe 30 prill 2020, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare është duke  zhvilluar dy (2) sesione trajnuese nga nën moduli: “Ndërmjetësimi”, me trajnues z. Kujtim Munishi – Kryeprokuror në Prokurorin Themelore të Prishtinës.

Temat të cilat po trajtohen janë ndërmjetësimi në çështjet penale dhe rëndësia e tij, parimet e drejtësisë restauruese, dhe efektet pozitive te ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës.

Gjatë trajnimit të sotëm i cili u zhvillua në formë virtuale, prokurorët e sapoemëruar kishin mundësin e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen duke e trajtuar edhe rastin praktik.

Pjesëmarrës në trajnim janë 12 prokurorë të sapoemëruar të gjeneratës së VIII, 2019-2020.

Shpërndaje :