Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-05-2020

Moduli - “Kodi i Procedurës Penale”-Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në Procedurën Penale

Më 08 Maj 2020, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestarë, po zhvillohet një (1) sesion trajnues nga nën moduli: “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, me trajnues z.Besim Kelmendi-prokuror në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Temat e trajtuara në këtë sesion janë: Marrja në pyetje e dëshmitarëve në shqyrtimin gjyqësor, marrja e drejtëpërdrejtë në pyetje e dëshmitarëve, marrja e tërthortë në pyetje e dëshmitarëve, rimarrja në pyetje dhe leximi i procesverbaleve ose riprodhimi i regjistrimeve.

Në këtë trajnim të sotëm i cili po zhvillohet në formë virtuale, gjyqtarët e sapoemëruar kishin mundësin e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen.

Pjesëmarrës në trajnim janë 37 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së  VII 2019-2020, ku shtatë prej tyre janë të komunitetit serb. 

Shpërndaje :