Më 12 dhe 13 Maj 2020, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestarë, po zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga nën moduli: “I pandehuri në procedurën penale”, me trajnuesen znj.Tonka Berisha-Gjyqtare në Gjykaten e Apelit.
Temat që po trajtohen në këto sesione janë: I pandehuri si subjekt i procedurës penale, deklarimi i të pandehurit si provë, të drejtat dhe detyrimet e tij gjatë procedurës penale, kufizimi i të drejtave të pandehurit gjatë procedurës penale dhe marrja në pyetje e të pandehurit gjatë procedurës penale.
Këto trajnime po zhvillohen në formë virtuale, gjyqtarët e sapoemëruar kishin mundësin e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen.
Pjesëmarrës në trajnim janë 37 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së VII 2019-2020, ku shtatë prej tyre janë të komunitetit serb.
12-05-2020