Më 13-14 Maj 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me projektin e financiar nga BE- “Mbështetje Kodit Civil Faza 2”, është duke realizuar trajnimin me temë: “Shqyrtimi kryesor dhe mjetet provuese”. Trajnues të angazhuar për këtë trajnim janë z.Shukri Sylejmani-Gjyqtar në Gjykatën Supreme, Z. Atdhe Berisha -Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren ,Z. Enver Hasani - Ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe Z. Haxhi Gashi -Dekan në Fakultetin Juridik në Univerzitetin e Prishtinës,
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarraësve lidhur me shqyrtimin kryesor dhe marrjen e provës, si faze e rëndësishme e procedurës kontestimore.
Në fokus të trajnimit janë: Cilat veprime duhet të ndërmerren në shqyrtimin kryesor , cilat janë veprimet dhe autorizimet e gjykatës në shqyrtimin kryesor, identifikimi i mjeteve provuese në procedurë civile.
Gjatë këtij trajnimi janë duke u elaboruar edhe: Konvokimi dhe mbajtja e shqyrtimit kryesor, Mjetet provuese dhe marrja e provave, llojet e mjeteve provuese në procedurën kontestimore, barra e të provuarit në procedurën kontestimore dhe sigurimi i provës (para-prova).
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtar dhe Prokurorë të nivelit Themelor.
14-05-2020