Më 18 Maj 2020, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestarë, po zhvillohet nje (1) sesion trajnues nga nën moduli: “I pandehuri në procedurën penale”, me trajnuesen znj.Tonka Berisha-Gjyqtare në Gjykaten e Apelit.
Në fokus të trajnimit ishin: Pozita e të pandehurit pas ngritjes dhe gjatë procedurës së konfirmimit të aktakuzës, pozita e të pandehurit pas ngritjes së aktakuzës dhe i pandehuri gjatë procedurës për vlerësimin e ligjshmërisë së aktakuzës.
Gjatë trajnimit i cili po zhvillohet në formë virtuale, gjyqtarët e sapoemëruar kishin mundësin e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen.
Pjesëmarrës në trajnim janë 37 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së VII 2019-2020, ku shtatë prej tyre janë të komunitetit serb.
18-05-2020