Më 01 dhe 02 Qershor 2020, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, po zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga nën moduli: “Shqyrtimi fillestar, shqyrtimi i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor”, me trajnues z. Afrim Shala – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Temat të cilat po trajtohen në këto dy sesione janë: Shqyrtimi i gjyqësor, shtyrja ndërprerja dhe koha e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, rrjedha e shqyrtimit gjyqësor, fillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimi i të akuzuarit dhe marrja, përpilimi me shkrim dhe dorëzimi i aktgjykimit.
Gjatë trajnimit të sotëm i cili po zhvillohet në formë virtuale, gjyqtarët e sapoemëruar kishin mundësin e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen duke e ilustruar edhe me rast praktik.
Pjesëmarrës në trajnim janë 37 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së VII 2019-2020, ku shtatë prej tyre janë të komunitetit serb.
02-06-2020