Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-04-2013

Moduli: Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor (PTA)

Më 29 prill 2013, IGJK në bashkëpunim me EROL/USAID realizoi një trajnim një ditor të radhës nga moduli: Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor.  Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të hartimit dhe arsyetimit të plotë të vendimeve gjyqësore për zbatimin e metodave bashkëkohore në identifikimin e problemit ligjor (IRAC).
Me rastin e këtij trajnimi u prezantua dhe u diskutua për përmbajtjen dhe rëndësinë e shkrimit dhe arsyetimit ligjor. Gjithashtu u vunë në pah të metat sa i përket arsyetimit të vendimeve si në lëmitë penale ashtu edhe në ato civile në praktikë. Për të evituar këto mangësi dhe me qëllim të  interpretimit të drejtë të dispozitave është prezantuar metoda IRAC (identifikimi i çështjes, identifikimi i rregullit, analiza dhe përfundimi) si dhe mënyra e aplikimit të saj në praktikë përmes shembujve hipotetik. 
Përfitues të këtij trajnimi ishin Gjyqtarët nga Gjykata e Apelit.

Shpërndaje :