Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-06-2020

Moduli - “Shkathtësitë personale dhe ndërdisipilinare”- Arsyetimi i vendimeve

Më  15 dhe 16 Qershor 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), po zhvillohen dy (2) sesione trajnuese përmes platformës online “Zoom” nga nën moduli: “Arsyetimi i vendimeve” me trajnues z. Bashkim Hyseni, Kryetar i gjykatës themelore në Ferizaj.

Temat që po trajtohen janë: Shkrimi ligjor dhe metodologjia e përdorimit të formulës IRAC, shkrimi ligjor në SHBA karakterizohet me përdorimin e metodës IRAC, përmes së cilës adresohen problemet ligjore, identifikimi i çështjes (Problemit), analiza e normës ligjore dhe arsyetimi ligjor

Gjatë realizimit të trajnimit të sotëm prokurorët kanë realizuar formën e bashkëbisedimit duke elaburuar edhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Shpërndaje :