Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-06-2020

Program i Specializuar Trajnimi-Krimi kibernetik, provat elektronike - Sesioni I

Më 24-25 qershor 2020, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), realizoi trajnimin e specializuar me temë “Trajnimi-Krimi kibernetik, provat elektronike - Sesioni I”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rreth formave të krimit kibernetik si dhe veprat penale që janë të ndërlidhura me krimin kibernetik.

Në fokus të këtij sesioni trajnues ishin bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërkombëtar në luftën kundër krimit kibernetik, institucionet kompetente që merren me këto vepra dhe veprat tjera që lidhen me krimin kibernetik, mundësitë e ndjekjes së suksesshme të e-krimit ndërkombëtar dhe krimit kibernetik.

Gjatë trajnimit u trajtuan krimi kibernetik dhe sfidat në luftimin e tij, dilemat dhe vështirësitë e të provuarit të veprave të natyrës së krimit kibernetik, ndërlidhjen e këtij krimi apo shfrytëzimi i sistemit informativ në kryerjen e veprave tjera të ndërlidhura penale.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve interaktive, dhe me trajtimin e rasteve praktike, ku u diskutua rreth sfidave në praktikë dhe vështirësive që gjyqtarët dhe prokurorët hasin gjatë punës së tyre. Gjithashtu në këtë trajnim u përdorën metodat e krahasimit të legjislacionit vendor me atë ndërkombëtarë që e sanksionojnë krimin kibernetik si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në luftimin e kësaj dukurie.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarët nga gjykata e  Apelit, gjyqtare dhe prokuror nga niveli Themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës si dhe avokat nga Avokatura Shtetërore.

Shpërndaje :