Me 29.04.2013 Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës shqyrtoi raportin vjetor të Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2012. Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës prezantoi një përmbledhje të shkurtër në lidhje me aktivitetet e zhvilluara, të arriturat dhe sfidat e IGJK-së për vitin 2012. Me këtë rast Komisioni e vlerësoi raportin të kompletuar mirë dhe si një pasqyrë e përgjithshme për të gjitha aktivitetet brenda vitit ku edhe e përgëzoi Institutin për punën e bërë gjatë këtij viti. Pas pyetjeve dhe sqarimeve të bëra, raporti u përkrah nga anëtaret e komisionit dhe u aprovua për miratim në Kuvend.
29-04-2013