Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-08-2020

Avancim mbi të drejtat e personave LGBTI në Kosovë

Më 5 Gusht 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me CEL - Qendra për Barazi dhe Liri për të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë është duke realizuar trajnimin me temë “Avancim mbi të drejtat e personave LGBTI në Kosovë”. Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është znj. Rina Kika – avokate.

Qëllimi i këtij trajnimi është luftimit për krimin e urrejtjes, konsiderimin e hershëm të ndikimit të krimeve të urrejtjes tek personat LGBTI dhe fokusimi në kontekstit më të gjerë të diskriminimit dhe paragjykimeve që personat LGBTI përjetojnë në Kosovë.

Në fokus të trajnimit janë Çka është komuniteti LGBTI, Hyrje në të drejtat e komunitetit LGBTI sipas kornizës ligjore në Kosovë, Aspekti penal i mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBTI.

Gjatë këtij trajnimi janë duke u elaboruar edhe Identifikimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut nga raste konkrete, Aspekti civil i mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBTI, Roli i gjykatave në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të komunitetit LGBTI.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore.

Përfitues në këtë trajnim janë: gjyqtar dhe prokuror të nivelit Themelor nga gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :