Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-08-2020

Program i Specializuar Trajnimi- Shpërlarja e Parave-Sesioni II

Më 12-13 gusht 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar Trajnimi - Shpërlarja e Parave-Sesioni II”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Kurtaj - Gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe z. Behar Xhema - zv. Drejtor në Njësinë e Inteligjencës Financiare.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore lidhur me veprën penale të shpërlarjes (pastrimit) së parave.

Në fokus të trajnimit janë baza ligjore për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, kuptimi i elementeve të veprës penale të pastrimit të parave, si dhe cilat janë fazat e pastrimit të parave.

Gjatë këtij trajnimi janë duke u elaboruar; Hetimi dhe sigurimi i provave në rastet e pastrimit të parave, Teknikat e ekzaminimit të mashtrimeve tek pastrimi i parave, Mbledhja e informatave, Përgatitja e profilit personal, Gjurmimi i fondeve nga ana e marrësit, Gjurmimi i fondeve nga ana e paguesit, Rikthimi i pasurive të fshehura.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë, duke përfshirë edhe prokurorët special dhe gjyqtarët e departamentit special në të dy nivelet dhe Avokat Shtetëror.        

Shpërndaje :