Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-08-2020

Takim me përfaqësuesit nga Projekti i Ambasadës Britanike “Forcimi i Sistemit tё Drejtësisë në Kosovë”

Më 27 gusht 2020, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, ka pritë në takim përfaqësuesit e Projektit tё Ambasadës Britanike “Forcimi i Sistemit tё Drejtёsisё nё Kosovë”, z. Ken Taylor, Drejtor i Projektit, dhe z.David Wells, Ekspert për Zhvillim Institucional.

Në këtë takim Drejtori fillimisht falënderoi Ambasadën Britanike për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Akademisë  se Drejtësisë dhe institucioneve tjera te drejtësisë në Kosovë, njëherit i informoj lidhur me punën e Akademisë dhe avancimin e  bashkëpunit me Këshillin Gjyqësor të Kosovës,  Këshillin Prokurorial të Kosovës,si dhe akterët tjerë të sektorit të drejtësisë, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të sistemit të drejtësisë dhe cilësisë së programeve në përgjithësi të cilat i ofron Akademia e Drejtësisë.

Duke e vlerësuar bashkëpunimin e deri tanishëm, përfaqësuesit e këtij projekti z.Taylor dhe z.Wells, njoftuan Drejtorin e AD-së rreth implementimit të Projektit si dhe konfirmuan edhe njëherë, se do të kenë një bashkë koordinim në mbarëvajtjen e aktiviteteve me qëllimin e përbashkët për tejkalimin e kësaj situate të krijuar si rezultat i pandemisë, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Shpërndaje :