Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-08-2020

Trajnimi i Trajnuesve (ToT) “Hartimi i Avancuar i Aktakuzave”

Sot më 31 Gusht 2020, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me OSCE ka filluar zhvillimin e trajnimit pesë (5) ditor për Trajnues (ToT) rreth “Hartimit të Avancuar të Aktakuzave”.

Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi është që prokurorët të fitojnë njohuri shtesë rreth hartimit të akteve akuzuese si dhe koordinimin me kriteret ligjore, në mënyrë që ato të jenë sa më profesionale.

Në kuadër të trajnimit do të diskutohen edhe çështje rreth Kallëzimit penal, Rëndësisë së Akteve Akuzuese, përfaqësimit të Aktakuzës, Llojeve të Aktakuzës, Ndryshimit dhe zgjerimit të aktakuzës, Hartimit të akteve akuzuese duke diskutuar dhe identifikuar mangësitë e tyre etj.

Përveç trajnuesve vendor, trajnimi është duke u mbështetur edhe nga trajnues/ekspert ndërkombëtar me qëllim të unifikimit të përvojave dhe praktikave ligjore.

Përfitues të trajnimit janë Prokurorë të niveleve të ndryshme brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje :