Më 17 Shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me GIZ – Projekti për Reforma Ligjore dhe Administrative është duke realizuar trajnimin me temë “Fillimi dhe zhvillimi i konflikteve administrative”.
Trajnues të angazhuar për ketë trajnim janë: z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, dhe znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me fillimin dhe zhvillimin e procedurës së konfliktit administrativ.
Në fokus të trajnimit ishin: Rëndësia e dispozitave ligjore per procedurën e konflikteve administrative; Procedura ligjore, roli dhe rëndësia e nxjerrjes së provave gjatë shqyrtimit kryesor; Përmbarimi i vendimeve.
Gjatë trajnimit janë duke u elaboruar edhe: Shkaqet për të cilat akti administrativ mund të kundërshtohet, Aktet administrative ndaj të cilave nuk mund të zhvillohet konfliktit administrativ, Kompetenca e gjykatës, Afati për paraqitjen e padisë, Padia e parregullt, Mjetet juridike në konfliktet administrativ, Mjetet e jashtëzakonshme juridike, Rishikimi.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësor.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtar Gjyqtar nga Gjykata e Apelit,gjytar nga Gjykatat Themelore nga të gjitha rajonet si dhe bashkëpunëtor profesional .
17-09-2020