Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-09-2020

Komunikatë për shtyp: CEREMONI PËR NDARJEN E CERTIFIKATAVE

Komunikatë për shtyp

24 Shtator 2020, Prishtinë

 

CEREMONI PËR NDARJEN E CERTIFIKATAVE për pjesëmarrësit e suksesshëm të kursit online lidhur me Dhunën kundër grave dhe Dhunës në Familje i realizuar nga Arsimimi Ligjor i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut për Profesionistët Ligjor [Council of Europe Human Rights Education for Legal Professionals (HELP)].

Kjo ngjarje organizohet nga Akademia e Drejtësisë e Kosovës dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, në kuadër të projektit për “Fuqizimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje – faza II”.

Kur: 24 Shtator 2020, prej 13.00 deri në 14.00 në Akademinë e Drejtësisë së Kosovës.

Akademia e Drejtësisë së Kosovës dhe projekti i Këshillit të Evropës për “Fuqizimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje – faza II” më herët gjatë vitit ka organizuar trajnimin lidhur me Arsimimin Ligjor për Profesionistët Ligjor (HELP) për Dhunën ndaj grave dhe dhuna në familje për tridhjetë e gjashtë (36) gjyqtarë, prokurorë, policë dhe avokues të viktimave që janë të përfshirë në luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.

Kursi HELP është një trajnim i cilësisë së lartë për të drejtat e njeriut që synon t’ju mundësojë profesionistëve ligjor që t’i përgjigjen nevojave të viktimave të dhunës ndaj grave dhe të dhunës në familje, duke i zbatuar standardet e rëndësishme të Konventës së Stambollit dhe praktikave të GJEDNJ-së në kuadër të juridiksioneve nacionale.

Me rastin e përfundimit me sukses të trajnimit HELP, të Enjten, me 24 Shtator 2020 në objektin e Akademisë së Drejtësisë, është planifikuar një ceremoni e ndarjes së certifikatave. Kjo ngjarje do të paraqesë fjalët hyrëse nga Frank Power, Udhëheqës i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, dhe z. Enver Fejzullahu Drejtor i Akademisë së Drejtësisë, ndërsa pjesëmarrësve të suksesshëm të Kursit HELP për DHKG dhe DHF me ndarjen e certifikatave të cilët do t’i ndajnë përvojat e tyre nga vijimi i këtij trajnimi.

Ju lutem keni parasysh që me situatën e pandemisë Covid-19, vetëm një numër i kufizuar i pjesëmarrësve mund të marrin pjesë në këtë ceremoni.

Nëse jeni të interesuar që të merrni pjesë për cilësinë e medies, ju lutem dërgoni interesimin/ konfirmimin tuaj me email te z. Arianit Shabani në arianit.shabani@rks-gov.net ose luljete.hetemi@rks-gov.net më së largu deri me 23 Shtator 2020, në fund të orarit.

Shpërndaje :