Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-09-2020

Ceremonia e certifikimit të pjesëmarrësve në kursin HELP

Më 24 Shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, organizuan ceremoninë e çertifikimit të pjesëmarrësve të cilët kanë përfunduar kursin me temë: Dhuna kundër grave, dhuna në familje përmes platformës së mësimit në distancë HELP.

Njëkohësisht drejtori ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu u takua edhe me shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë z. Frank Power me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit në projekte të ndryshme si dhe përshtatjes së aktiviteteve dhe trajnimeve nga kursi HELP në platformën e Akademisë E-learning.

Për shkak të situatës me COVID-19, ceremonia e çertifikimit u organizua vetëm me një numër të vogël të pjesëmarrësve nga Gjykata, Prokuroria dhe Shërbimi Policor i Kosovës duke i respektuar masat e parapara.

Shpërndaje :