Më 06-07 tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Zbatimi Udhëzuesit për Politikën Ndëshkimore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnim është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që kryerësit e veprave penale të natyrës së njëjtë dhe rrethanave përafërsisht të njëjta tu shqiptohet dënimet e përafërta dhe të mos ketë jo konsistencë prej një gjykate në tjetrën.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorë nga niveli i Apelit dhe niveli Themelor si dhe gjyqtar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
06-10-2020