Më 13 tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “ E drejta në pronë - Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ”.
Trajnues të angazhuar për ketë trajnim ishin: Dr. Donike Qerimi, Ligjëruese në Katedrën e të Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës dhe Dafina Buqaj, Ligjëruese në Katedrën e të Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj) mbi këtë nen, duke u thelluar në konceptet kryesore të dala nga kjo praktikë.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj)
Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtar nga Gjykata e Apelit, gjyqtar nga Gjykata Themelore si dhe bashkëpunëtor profesional.
13-10-2020