Më 22 Tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me GIZ – Projekti për Reformat Ligjore dhe Administrative LARP janë duke realizuar trajnimin me temë “Procedura Administrative dhe Procedura e Konfliktit Administrativ në fushën e Skemave Pensionale, Kontestet e Shërbimit Civil, Tatimi dhe Dogana dhe Agjencisë Kadastrale”.
Trajnues të angazhuar në ketë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive bazike të pjesëmarrësve dhe shkathtësitë për ligjin e procedurës administrative në përgjithësi, legjislacionin doganor, tatimore, sherbimin civil, skemat sociale, kadastri.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtar nga Gjykata e Apelit, gjyqtar nga Gjykata Themelore nga gjitha regjionet e Kosovës, bashkëpunëtorë profesional si dhe zyrtar për mbrojtjen e viktimave.
22-10-2020